Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Sardele në presion ( Receta nga Erjona Balla )
Sardele në presion. Receta gatimit është dërguar nga Erjona Balla 4 dhjetor 2014. Fotot © Erjona Balla
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Erjona Balla klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me sardele klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim sardele në presion duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
2 kg sardele
2 filxhan vaj ulliri
3 lugë gjelle uthull
1 kokër hudhër
1 lugë kafeje kripë
1 lugë kafeje piper i kuq jo djegës
rozmarinë e tharë
7 gjethe dafine
Përgatitja
1
Pastrojmë sardelet, i kriposim dhe i lemë të kullojnë tek kullesa e makaronave pastaj në tenxheren e presionit hedhim vajin e ullirit, kripë, rozmarinë, uthullën dhe shtrojmë gjethet e dafinës, mbi to vendosim sardelet duke i radhitur mirë qe gjatë zierjes të mos prishen në çdo shtresë shtijmë hudhra.
2
Kur kemi përfunduar së sistemuar sardelet në tenxheren e presionit shtojmë pak vaj ulliri dhe e mbyllim tenxheren dhe në momentin që merr valë i lemë të ziejnë për pak minuta, i lemë të ftohen dhe i servirim.