Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
makarona karbunara

Makarona karbunara ( Receta gatimi nga Erjona Balla )

Makarona karbunara. Receta gatimit për makarona karbunara është dërguar nga Erjona Balla 28 dhjetor 2013. Foto © Erjona Balla

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Erjona Balla klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për makarona klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim makarona karbunara duke ndjekur udhëzimet në vijim

632 shikime

makarona karbunara

Përbërësit

300 gr makarona

300 gr sallam

300 gr djath parmixhan

1 limon

3 vezë

kripë

piper i zi

vaj ulliri

Përgatitja

1

Vejmë në tenxhere makaronat për të zier dhe ujit i shtojmë lëngun e një limoni.

2

Ndërkohë ne tigan skuqim sallamin me vaj ulliri. Në një tas rrahim vezët për 5-8 minuta dhe më pas shtojmë djathin. Makaronat i lemë pak të forta ( al dente )

3

Pasi kemi kulluar makaronat shtojmë sallamin e skuqur dhe më pas vezët dhe djathin, lëkurën e 1 limoni dhe i trazojmë shpejt dhe i lemë në tenxhere për 3 minuta me kapak dhe më pas i servirim.

Erjona Balla ka dërguar në KuzhinaIme.al rreth 100 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Erjona Balla

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
Këtë e pëlqejnë %d blogues: