Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
Tavë kosi - Erjona Balla - KuzhinaIme.al

Tavë kosi ( Receta gatimi nga Erjona Balla )

Tavë kosi, një recetë tradicionale Shqiptare karakteristike e Elbasanit. Receta gatimit është dërguar nga Erjona Balla 6 dhjetor 2013. Foto © Erjona Balla.

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Erjona Balla klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për tavë kosi klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim tavë kosi me mish qingji duke ndjekur udhëzimet në vijim

8093 shikime

Tavë kosi - Erjona Balla - KuzhinaIme.al

Përbërësit

1 kg mish qengji

6 gota kos

8 vezë

3 lugë miell

10 lugë gjalp ose vaj

Përgatitja

1

Në tepsi vendosim mishin, i hedhim kripë dhe vaj ose gjalp, e pjekim në furrë deri sa të mpikset gjaku, e heqim nga furra dhe e lemë të ftohet.

2

Në një tas të madh shtojmë vezët, i rrahim pak dhe shtojmë kosin dhe i përziejmë për pak minuta.

3

Në tigan skuqim miellin deri sa të zverdhet. Miellit të skuqur i shtojmë lëngun e mishit që poqëm në furrë dhe ja shtojmë mases së përgatitur me kos dhe vezë.

4

I përziejmë mirë të gjitha bashkë, nese duhet prapë kripë ja shtojmë dhe në tepsinë ku kemi pjekur mishin shtojmë masën e përgatitur dhe vendosim mishin dhe e pjekim në furrë në temperaturën 200 gradë.

5

Shenim: Sipas dëshirës, nëse doni mund t’i shtoni edhe një filxhan oriz. Orizin e bëni gjysëm të zier dhe e vendosni në tepsi bashkë me masën

Erjona Balla ka dërguar në KuzhinaIme.al rreth 100 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Erjona Balla

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: