Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
torte e kripur

Tortë e kripur ( Receta gatimi nga Erjona Balla )

Tortë e kripur. Receta gatimit është dërguar nga Erjona Balla 24 shkurt 2015. Fotot © Erjona Balla

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Erjona Balla klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për krepa klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim  tortë të kripur duke ndjekur udhëzimet në vijim

1142 shikime

torte e kripur

Përbërësit

Për 12 krepa duhen:

1 litër qumësht

3 ose 4 gota uji me miell

2 vezë

1 kokë hudhër

kripë, rigon një lugë çaji, piper të zi një lugë çaji

Për mbushjen duhen:

500 gr bizele

2 pako pana

500 gr kërpurdha

4 pako me salçiçe pule

Kripë dhe vaj

Përgatitja

1

Në një tas plastike i bashkojmë të gjitha përbërjet, hudhrat i grijmë dhe i shtojmë tek tasi. Vemë në zjarr tiganin, e nxehim dhe me ndihmën e një furçe kuzhine e lyejm me pak vaj.

2

Pasi është nxehur edhe vaji hedhim përbërjen në tigan me ndihmën e një garuzhdeje dhe e hapim shpejt në gjithë tiganin dhe i pjekim në të 2 ja anët.

3

Vendosim bizelet në tenxhere me ujë me kripë dhe i ziejm, pas zierjes i kullojmë dhe i lemë deri sa të mos kenë më ujë. Presim kërpurdhat në copa.

4

Në tigan të nxehtë me vaj ulliri shtojmë kërpurdhat, shtojmë kripë dhe i skuqim për 10 minuta në zjarr të ulët më pas shtojmë panën dhe kur pana është dendësuar e heqim nga zjarri.

5

Presim salçiçet në copa të vogla. Përgatisim dhe djathin e grijmë. Marim krepat dhe i shtrojmë në tepsi rrumbullake dhe në çdo petë shton salçiçet, bizelet e ziera, kërpurdha të skuqura, djathin dhe po kështu veprojmë për çdo petë, e fusim në furrë të parangrohur në temperaturë 200 ° C për 30 minuta.

6

10 minuta para se ta heqim nga furra hedhim djathin, e lemë në furrë edhe për disa minuta deri sa të shkrijë djathi. Ju bëftë mirë

Erjona Balla ka dërguar në KuzhinaIme.al rreth 100 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Erjona Balla

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: