Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Tortë me bukë ( Receta gatimi nga Erjona Balla )
Tortë me bukë. Receta gatimit është dërguar nga Erjona Balla 4 dhjetor 2013. Foto © Erjona Balla.
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Erjona Balla klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për tortë klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim tortë me bukë duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
750 gr bukë
2 l qumësht
80 gr kakao e hidhur
2 vezë
450 gr amareta me shije bajame
60 gr gjalp
300 gr rrush i thatë
150 gr sheqer
1 bustinë me vanilje
lëkurën e një limoni të grirë
pak kripë
Përgatitja
1
Bukën e presim në kubikë dhe e thajmë në furrë.
Ne një tas me qumësht të nxehtë shtojmë bukën dhe e lemë të zbutet të gjithë natën duke e trazuar herë pas here që të zbutet mirë.
Ne një tas me qumësht të nxehtë shtojmë bukën dhe e lemë të zbutet të gjithë natën duke e trazuar herë pas here që të zbutet mirë.
2
Vendosim në tas me ujë rrushin për 10 minuta.
3
Në tasin ku kemi bukën e shtypim bukën me pirun dhe shtojmë kakaon, gjalpin e shkrirë ne mikrovale, rrushin e thatë, amaretat, vezët, vaniljen, lëkurën e limonit, kripën dhe sheqerin.
4
Lyejmë tepsinë me gjalp dhe me bukë të grirë dhe hedhim brumin, e pjekim për 40 minuta ose deri sa te ndahet torta nga tepsia në 180°.
5
Tortën mbas pjekjes e lemë te ftohet dhe e fusim në frigo për një natë, e servirim shumë të ftohtë.