Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Pengjire ( Receta gatimi e dërguar nga Saimira )
Pengjire, një ëmbëlsirë popullore. Receta e gatimit për pengjire është dërguar nga Saimira 2 dhjetor 2014. Foto © Saimira
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Saimira klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim pengjire duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
6 kokrra vezë
3 filxhanë kafeje me sheqer
3 filxhanë kafeje me vaj lule dielli
6 filxhanë kafeje me miell
1 lugë lëng limoni
2 lugë kafeje baking powder ose sodë
Për shërbetin:
2 gota e gjysëm uji me sheqer
3 gota ujë
1 lugë lëng limoni
Përgatitja
1
Rrahim të bardhat e vezëve sa të shkumohen, shtojmë te verdhat e vezëve, vazhdojmë rrahjen akoma për 5 minuta.
2
Më pas shtojmë sheqerin duke e rrahur, shtojmë vajin, lëngun e limonit, vazhdojmë rrahjen.
3
Shtojmë miellin pak e nga pak, më pas baking powder. Rrahim edhe pak e më pas në tepsi të lyer me vaj shtrojmë masën (tepsia e zakonshme e furrës).
4
Pjekim në 170 gradë rreth 40 minuta. Shtojmë sheqerin në tenxhere, ujin, lëngun e limonit dhe ziejmë për 7 minuta. Shërbetin nuk e hedhim mbi ëmbëlsirë të nxetë por të jetë i vakët, po ashtu dhe ëmbëlsira të jete e vakët.