Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
panine te mbushura me djathe

Panine të mbushura me djathë dhe gjizë ( Receta gatimi nga Saimira )

Panine të mbushura me djathë dhe gjizë. Receta e gatimit për panine të mbushura me djathë dhe gjizë është dërguar nga Saimira 12 qershor 2015. Foto © Saimira.

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Saimira klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për panine klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim panine të mbushura me djathë dhe gjizë duke ndjekur udhëzimet në vijim

2963 shikime

panine te mbushura me djathe

Përbërësit

1 kg miell farina (që fryhet vetë)

250 gr kos

1/2 filxhan çaji me qumësht

1 filxhan çaji vaj

kripë

Për mbushjen:

200 gr djath,

100 gr gjizë dhe pak rigon.

Përgatitja

1

Përzjejmë të gjithë përbërësit bashkë, punojmë mirë e mirë brumin.

2

Bëjmë brumin në toptha të vegjël, e hapim me duar, në mes vendosim mbushje, mbyllim mirë e mirë të dalë si formë gjysëm hëne. Vazhdojmë në këtë mënyrë derisa të mbarohet brumi.

3

Pjekja në 180 gradë derisa të skuqen.
( Nëse dëshironi nga sipër i lyejmë me qumësht ose vezë dhe hedhim fara susami )

Saimira ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 200 receta gatimi, kryesisht me fotot origjinale të gatimeve të saj, por edhe disa me foto të huazuara. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Saimira.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: