Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
buke gershete e mbushur

Bukë gërshetë e mbushur me çfarë ka frigoriferi ( Receta gatimi nga Saimira )

Bukë gërshetë e mbushur me çfarë ka frigoriferi. Receta e gatimit për bukë gërshetë është dërguar nga Saimira 13 nëntor 2013. Fotot © Saimira

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Saimira klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për bukë klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim bukë gërshetë duke ndjekur udhëzimet në vijim

2925 shikime



buke gershete e mbushur

Përbërësit

500 gr miell

35 gr sheqer

50 gr gjalp në temperaturë dhome

1 lugë e vogël kripë

30 gr maja buke

150 ml ujë i vakët

100 ml qumësht i vakët

Mbushja: djathra të ndryshme që ju gjenden në frigorifer, ullinj, domate të grirë, spec

Përgatitja

1

Marim miellin e vendosim në një enë, hapim një hapsirë në mes, shtojmë sheqerin, kripën ( majanë e zbutim më parë me pak ujë të vakët ) shtojmë edhe majanë, ujin, qumështin, gjalpin dhe e punojmë mirë e mirë. Sa mos na ngjitet në duar. E mbulojmë me picetë dhe e lemë 30 minuta të fryhet.

2

Në sipërfaqe me miell hapim brumin në një pete , në dy anët e presim me thikë si në foto vendosim mbushjen nga brenda ( Nëse vini perime, sigurisht që duhen prerë në pjesë të vogla ).

3

Ndjekim fotot me rradhë si të formoni gërshetën. Në mbarim rrahim një të verdhë veze me pak qumësht dhe lyejm nga sipër bukën, e pjekim në 200 gr C për 30 minuta. Ju bëftë mirë

Saimira ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 200 receta gatimi, kryesisht me fotot origjinale të gatimeve të saj, por edhe disa me foto të huazuara. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Saimira.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: