Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Krahë pule ( një pjatë e preferuar nga fëmijet ) ( Receta gatimi nga Saimira )
Krahë pule ( një pjatë e preferuar nga fëmijet ). Receta e gatimit për krahë pule është dërguar nga Saimira 3 tetor 2014. Foto © Saimira
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Saimira klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me mish pule klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim krahë pule duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
1 kg krahë pule
1 filxhan kafeje me vaj
2 lugë kafeje piper të kuq
Kripë,rigon,rozmarinë
1 filxhan me bukë të pjekur dhe të thërrmuar imët
Përgatitja
1
Pastrojmë krahët e pulës, i presim në tre pjesë, pjesën në majat e krahëve e hedhim poshtë.
2
Vendosim krahët në një tas, shtojmë të gjithë përbërësit e përmendur më lart ( për veë bukës të pjekur ) i trazojmë, i lemë 30 minuta në frigorifer të thithin erzat, më pas hedhim bukën e pjekur, i trazojmë mirë e mirë.
3
Në një tigan shtojmë vaj, vendosim krahët me rradhë dhe i skuqim jo në zjarr shumë të fortë por mesatar deri sa të marin ngjyrë të kuqerremtë.


























