Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Reçel ftoi ( Receta gatimi nga Saimira )
Reçel ftoi. Receta e gatimit për reçel ftoi është dërguar nga Saimira 28 shtator 2013. Foto e huazuar sa për ilustrim
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Saimira klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për reçel klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim reçel ftoi duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
Për 1 kg reçel:
1 kg ftua
1 e gjysëm gotë ( uji ) me ujë
5 gota sheqer
1 lugë( supe ) me lëng limoni
( për aromë të mirë, brenda në vazo vendosim bajame të pastruara )
Përgatitja
1
Pastrojmë ftuan, i presim në copa të vogla ose të mëdha, sipas dëshirës.
2
Në një tenxhere shtojmë ujin e sheqerin, i zjejm për 10 minuta. Shtojmë edhe ftuan, vazhdojmë zierjen akoma për 40 me 50 minuta ( duke parë vazhdimisht se sa është ziere reçeli ). Hedhim edhe lëngun e limonit.
3
Që të shikoni nëse reçeli është gati, merni një gotë me ujë, hidhni brenda disa pika nga lëngu i reçelit, nëse nuk hapet një me ujin është gati. Ju bëftë mirë