Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
patellxhane turshi

Patëllxhanë turshi ( Receta gatimi nga Saimira )

Eshtë koha për përgatitjen e turshive. Patëllxhanë turshi është një nga gatimet tradicionale shqiptare ideale për të shoqëruar gatimet e thjeshta dimërore si një pjatë me fasule apo edhe për të shërbyer si meze shoqëruese në pjata të tjera. Kjo është një nga 10 + recetat e gatimit për turshi dhe gogozhare dërguar në KuzhinaIme.al.

Patëllxhanë turshi

3646 shikime
patellxhane turshi

Përbërësit

Për 10 patëllxhanë të vegjël kam përdorur këta përbërës:
4 karrota të prera në kubikë
Selino ( selino na duhet për të mbështjellë patëllxhanët, ndaj ju rekomandoj të merni me bishta të gjatë )
6 thelpinj hudhre
4 speca jeshil
2 speca të kuq
1/2 tufë majdanoz
1/2 tufë gjethe selino të grira
uthull 650 gr
Vaj 3 filxhanë kafeje.

Përgatitja

1
Unë kam përdorur patëllxhane të vegjël. Në një tenxhere 5 L hedhim 4 L ujë, dy lugë kripë të trashë, hedhim brenda bishtat e selinos, rreth 3 minuta i zjejm, i heqim mënjanë.
2
Marim patëllxhanët nga ana e bishtit me majën e thikës i bëjmë një formë kryqi deri në thellësi.
3
Me të njëjtin ujë vendosim patëllxhanët të mbuluar nga një pjatë që të mbulohen të gjithë në ujë.
4
Mbas 6 minuta zierje i heqim mënjanë të ftohen.
5
Në një enë kuzhine grijmë të gjithë perimet që shkruajta më lart ( përveç patëllxhanve dhe hudhrave ) ju hedhim dy lugë gripë të trashë.
6
Në vendin ku premë në patëllxhan vendosnim mbushjen sa të marë.
7
I lidhim, i shtrëngojmë sa mundemi me bishtat e zier për selino dhe i vendosim në vazo xhami, i renditim një nga një deri sa të mbushet kavanozi.
8
Më pas shtojmë uthullën, vajin dhe ujë sa të marë kavanozi ( uji të jetë i zier më parë e i ftohur ) shtojmë edhe hudhrat, një gjethe dafine, pak piper të zi. Për një javë janë gati

Receta e gatimit për patëllxhanë turshi është dërguar nga Saimira 1 shtator 2013. Foto © tastefull.gr

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Saimira klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për turshi klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Saimira ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 200 receta gatimi, kryesisht me fotot origjinale të gatimeve të saj, por edhe disa me foto të huazuara. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Saimira.
  1. Reply

    Thank you for using my image for eggplant toursi.
    I would appreciate your credit to https://www.tastefull.gr/

    Could you kindly add the credit link on the post?

      • KuzhinaIme.al
      • March 9, 2023
      Reply

      Done! Thank You. “Receta e gatimit për patëllxhanë turshi është dërguar nga Saimira 1 shtator 2013. Foto © tastefull.gr”

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: