Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
![Bakllava Turke - Dallandyshe Siqeca - KuzhinaIme.al](https://i0.wp.com/kuzhinaime.al/wp-content/uploads/2018/09/Bakllava-Turke-Dallandyshe-Siqeca5-KuzhinaIme.al_.jpg?fit=800%2C400&ssl=1&resize=167%2C167)
Bakllava Turke ( Receta gatimi nga Dallandyshe Siqeca )
Bakllava Turke, një embëlsire shumë e kërkuar për festat e fundvitit.
![Bakllava Turke - Dallandyshe Siqeca - KuzhinaIme.al](https://i0.wp.com/kuzhinaime.al/wp-content/uploads/2018/09/Bakllava-Turke-Dallandyshe-Siqeca5-KuzhinaIme.al_.jpg?fit=800%2C400&ssl=1)
Përbërësit
1 kg miell
6 të verdha veze
1 gotë vaj
1 gotë ujë
1 kg arra të grira
½ kg gjalp fshati
Për shërbetin
1 kg ujë
2 kg sheqer
pak lëng limoni
vanilje
Përgatitja
1
Si fillim, zemë brumin, nëse ka nevojë për më teper uje, ia shtojmë. E mbulojmë atë dhe e lemë të vijë për 2 orë.
2
Pas 2 orësh, e ndajmë brumin në 4 pjesë, ku çdo pjesë e ndajmë në 20 copa, për çdo 10 copë do të formojmë një petë të madhe.
3
E lyejmë tepsinë me gjalp dhe shtrojmë petët, mbasi kemi shtruar 2 petë hedhim një shtresë me arra.
4
Mbasi i kemi shtruar petët Bakllava Turke ( Receta gatimi nga Dallandyshe Siqeca )hedhim gjalpin e shkrirë, e shpërndajmë në mënyrë të njëtrajtshme.
5
Nxehim furrën paraprakisht, fillimisht e pjekim në 150′ për 1 orë, pastaj e ulim temperaturën në 100′. Pjekja merr kohë nga 4-4.5 orë.
6
Pasi bakllava është ftohur, ia hedh shërbetin të ngrohtë. E mbulon me letër alumini tepsinë. Pas 24 orësh është gati për tu shijuar. Ju bëftë mirë
Receta e gatimit për bakllava turke është dërguar nga Dallandyshe Siqeca 22 mars 2014. Fotot © Dallandyshe Siqeca.