Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Pancake ( Petulla ) ( Receta gatimi nga Dallandyshe Siqeca )
Pancake është një nga recetat e gatimit për mëngjes më popullore në Amerikë, shqip petulla. Kjo është një recetë gatimi e thjeshtë dhe e shpejtë të cilën fëmijët e preferojnë shumë. Kjo është një nga 3 recetat e gatimit për pancake dërguar në KuzhinaIme.al.
Pancake ( Petulla )
Përbërësit
1 gotë e gjysem me miell për çdo përdorim
1 bustinë pluhur për pjekje ëmbëlsirash (baking powder, peciv, lievito)
pak kripë
1 lugë sheqer
1 gotë qumësht
1 vezë
3 lugë gjalp të shkrirë
Përgatitja
1
Në një enë hedhim miellin, kripën, sheqerin, baking powder, i përziejmë mirë. Në mes krijojmë një hapesirë ku hedhim qumështin, gjalpin, dhe vezën.
2
I përziejme derisa masa të bëhet homogjene.
3
Nxehim tiganin (duhet të jetë nga ata që nuk ngjit) hedhim pak gjalp, hedhim nga masa, kur bëhet nga njëra anë e kthejmë nga tjetra.
4
Shërbehen të ngrohta. Mund t’i shoqerojmë me reçel, mjaltë ose nutella. Ju bëftë mirë
Receta e gatimit për pancake ( petulla ) është dërguar nga Dallandyshe Siqeca 14 prill 2014. Foto © Dallandyshe Siqeca