Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Kastraveca të vegjël turshi ( Receta gatimi nga Saimira )
Eshtë koha për përgatitjen e turshive. Kastraveca të vegjël turshi është një nga gatimet tradicionale shqiptare ideale për të shoqëruar gatimet e thjeshta dimërore si një pjatë me fasule apo edhe për të shërbyer si meze shoqëruese në pjata të tjera. Kjo është një nga 10 + recetat e gatimit për turshi dhe gogozhare dërguar në KuzhinaIme.al.
Kastraveca të vegjël turshi
Përbërësit
2 kg kastravec të vegjël
2 karrota të grira me rende
1 qepë të grirë në feta
3 thelpinj hudhre
gjysem tufe koper të grirë
2 filxhanë kafeje me uthull
4-5 kokra qiqra
3 litra ujë
3 lugë gjelle me kripë
Përgatitja
1
Zjejm ujin me kripën për 10 minuta .
2
E lemë të ftohet plotësisht.
3
Vendosim kastravecat me rradhë në kavanoz qelqi, shtojmë dhe përbërsit e tjerë nëpër mesin e kastravecave, shtojmë ujin me kripën dhe mbyllim mirë kavanozin.
4
Turshitë janë gati sapo kastraveci të ndryshojë ngjyrë si në ngjyre kafe në të verdhë të errët.
Receta e gatimit për kastraveca të vegjël turshi është dërguar nga Saimira 25 nëntor 2013. Foto e huazuar sa për ilustrim.