Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Omlete në furrë ( Receta gatimi nga Saimira )
Omletë në furrë. Receta e gatimit për omletë në furrë është dërguar nga Saimira 4 shtator 2013. Foto © Saimira
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Saimira klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për omletë klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim omletë në furrë duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
5 vezë
1/2 filxhan çaji me qumësht
1 lugë supe miell të zakonshëm
1/2 djathë të verdhe
3 salciçe( Mund të përdorni edhe sallam sipsas oreksit tuaj )
1/2 filxhan kërpudha të grira në pjesë të vogla
1 lugë supe keçap ( salca që përdoret në sanduiça )
1 lugë supe mustardë
Përgatitja
1
Parngrohim furrën në 200 gradë C.
2
Rahim qumështin me vezët për pak, më pas shtojmë të gjithë përbërësit me lart, i përzjejm mirë.
3
Në një tepsi të lyer me vaj, shtrojmë masën e përgatitur.
4
Pjekja në furrë të parngrohur në 200 gr c për 25 minuta. Ju bëftë mirë