Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
Role kungulli - Sona Feimi - KuzhinaIme.al

Role kungulli ( Receta gatimi nga Sona Feimi )

Role kungulli. Receta gatimit është dërguar nga nga Sona Feimi 10 shkurt 2014. Foto © Sona Feimi.

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Sona Feimi klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi me kungull klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim role kungulli duke ndjekur udhëzimet në vijim

514 shikime
Role kungulli - Sona Feimi - KuzhinaIme.al

Përbërësit

1 kungull
2 thelpi hudhër
4 lugë gjelle me gjizë
vaj ulliri
piper i zi
majdanoz
2 lugë gjelle galetë (bukë e thekur e thërmuar)
1 lugë gjelle uthull balsamike

Përgatitja

1
Në enë hedhim gjizën, hudhrën e prerë hollë, vaj ulliri, piper i zi, majdanoz. I përziejmë të gjitha bashkë.
2
Me anë të qërueses së patateve presim kungullin për së gjati.
3
Marim secilën nga fetat e kungullit, i kriposim, lyejmë gjithë sipërfaqen e fetes me masën e gjizës, e mbledhim role e fiksojmë me një kunjë dhëmbësh (stikadente).
4
I fusim në furrëdhe i pjekim, 10 minutat e fundit përgatisim në një pjatë galetën, majdanozin, piperin dhe ja hedhim sipër rolesë.
5
Pasi janë bërë plotësisht i hedhim nënjë pjatë dhe i spërkasim nga sipër me uthull balsamike. Ju bëftë mirë.

Sona Feimi ka dërguar në KuzhinaIme.al rreth 10 receta gatimi me foto origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjithë recetat e gatimit nga Sona Feimi.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: