Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Lazanja me spinaq ( Receta gatimi nga Sona Feimi )
Lazanja me spinaq. Receta gatimit është dërguar nga Sona Feimi 24 janar 2014. Foto © Sona Feimi.
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Sona Feimi klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për lazanja klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim lazanja me spinaq duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
1 pako me peta lazanje
1.5 kg spinaq
1 litër beshamel
djathë dhie i thërmuar
djathë kaçkavall i grirë
gjizë
Përgatitja
1
Në një tenxhere vemë të ziejë spinaqi.
2
Pasi ka zier e hqim, e kullojmë dhe e skuqim me pak gjalp, i hedhim kripë, piper, e lemë për pak minuta dhe e heqim.
3
Një pjesë të spinaqit e grijmë në mikser dhe e bashkojmë me beshamelën.
4
Marim tavën dhe para se të shtrojmë petët hedhim pak nga salca beshamel që përgatitëm, vendosim petët, spinaqin, gjizë duke e shpërndarë në tavë jo shumë dendur, dhe e spërkasim me djath, kështu vazhdojmë deri sa të përfundojnë gjërat, i hedhim edhe salcë beshamel nga sipër dhe e pjekim