Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Biskota me nukrema dhe banane ( Receta gatimi nga Sona Feimi )
Biskota me nukrema dhe banane. Receta gatimit është dërguar nga Sona Feimi 10 shkurt 2014. Foto © Sona Feimi.
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Sona Feimi klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për biskota klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim biskota me nukrema duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
300 gr miell
150 gr sheqer
150 gr gjalp
1 lugë kafeje me sodë buke
2 lugë çaji me vanilje
2 vezë
Banane
Nukrema (krem çokollatë)
Përgatitja
1
Përziejmë në një enë miellin, sheqerin, vaniljen, sodën, vezët, shkrijmë gjalpin dhe ja shtojmë masës.
2
I përziejmë të gjitha bashkë duke foermuar një top, e fusim masën në frigorifer për 40 minuta.
3
Marim brumin dhe e ndajmë në dy pjesë, e hapim një nga pjesët me forma biskote (sipas dëshirës) unë kam përdorur forma lule, e mbushim gjithë sipërfaqen me formën tonë dhe mbi secilën prej tyre vendosim një fetë banane dhe pak nukrema, pjesën tjetër të brumit e hapim dhe e vendosim sipër pjesës së parë, më pas i vendosim në një tavë të shtruar me letër furre dhe i pjekim.