Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
Torta mimoza - Sona Feimi - KuzhinaIme.al

Torta mimoza ( Receta gatimi nga Sona Feimi )

Torta mimoza. Receta gatimit është dërguar nga Sona Feimi 12 shkurt 2014. Foto © Sona Feimi

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Sona Feimi klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim torta mimoza duke ndjekur udhëzimet në vijim

450 shikime

Torta mimoza - Sona Feimi - KuzhinaIme.al

Përbërësit

Për pandispanjën:
5 vezë

25 gr niseshte

100 gr miell

125 gr sheqer

eseence vanilje

Për kremin:

½ lit qumësht

2 vezë

150 gr sheqer

60 gr miell

Vanilje

Për mbushje:

200 ml pana (krem qumështi)

1 kuti e vogël me reçel kajsie

Përgatitja

1

Rrahim sheqerin me të verdhat e vezëve, pastaj rrahim të bardhat duke e bërë një shkumë të qëndrueshme, i bashkojmë dy masat duke shtuar miellin, niseshtenë, esencën e vaniljes.

2

Sapo të jetë bërë një masë homogjene e hedhim në një tavë me përmasa 20-25 dhe e pjekim për 25 minuta.

3

Pasi është pjekur e heqim me ndihmën e unazës së tavës, na ndihmon që mos prishet forma.

4

E presim në 3 shtresa dhe shtresën e mesit e thërmojmë ose e presim në kubik.

5

Në zjarr bëjmë kremin e pastiçerisë duke përzier vezët, sheqerin, miellin dhe qumështin dhe e lemë të trashet derisa të dalin bulëzat e para, këtë e përziejmë me panën e rrahur.

6

Marim pjesën e parë të pandispanjës duke e zbutur me lëngun e kajsive dhe e lyejmë me masën e përgatitur dhe i hedhim disa copa kajsie brënda.

7

Vendosim sipër pjesën tjetër të pandispanjës duke e lyer të githën me masën e kremit.

8

Lart i hedhim copat e pandispanjës së thërmuar dhe e zbukurojmë me kajsi. Ju bëftë mirë.

Sona Feimi ka dërguar në KuzhinaIme.al rreth 10 receta gatimi me foto origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjithë recetat e gatimit nga Sona Feimi.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: