Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
oktapod7

Oktapode të vogla në tavë balte ( Receta gatimi nga Lulzime Gjyzeli )

Oktapode të vogla në tavë balte. Receta e gatimit për oktapode të vogla në tavë balte është dërguar nga Lulzime Gjyzeli 23 dhjetor 2015. Fotot © Lulzime Gjyzeli

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Lulzime Gjyzeli klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi me oktapod klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim oktapode të vogla në tavë balte duke ndjekur udhëzimet në vijim

762 shikime
oktapod7

Përbërësit

1 kg oktapode
vaj ulliri,
2 thelbinj hudhra,
1 spec djegës.
verë e bardhë
300 gr domate
ullinj të zinj
gjethe dafine
majdanoz i grirë

Përgatitja

1
Oktapodi pastrohet dhe lahet mirë. Vihet të ngrohet tava e baltës ku kemi hedhur vaj ulliri, 2 thelbinj hudhra, dhe 1 spec djegës.
2
Pasi hudhrat të fillojn të skuqen hedhim oktapodët rreth 1 kg. I skuqim mirë dhe i shuajm me 1 gotë verë të bardhë .
3
Kur vera të ket shterruar hedhim 300 gr domate ( unë kam përdorur salcen time të verës ).
4
I shtojmë ullinj të zi, gjethe dafine dhe tavën e mbulojmë me kapak.
5
Zjarri gjatë gatimit duhet i ulur. E ziejmë për rreth 1 orë. E provojmë me piru nëse është zbutur. Minutat e fundit i hedhim majdanoz të grirë. Kjo pjatancë shkon me miell misri i zier me ujë dhe vaj ulliri (polenta). Apo më mirë me bukë të thekura. Provojeni, është shumë e shijshme.

Lulzime Gjyzeli ka dërguar në KuzhinaIme.al 44 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjitha recetat e gatimit nga Lulzime Gjyzeli.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: