Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Japrak me lakër në tavë balte ( Receta gatimi nga Lulzime Gjyzeli )
Japrak me lakër në tavë balte. Receta e gatimit për japrak me lakër në tavë balte është dërguar nga Lulzime Gjyzeli 30 mars 2016. Foto © Lulzime Gjyzeli
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Lulzime Gjyzeli klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për japrak klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim japrak me lakër në tavë balte duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
2 lakra të bardha
300 gr mish viçi
1 qepë e madhe
1 karrotë
3 duar oriz
piper i zi
gjethe dafine
lëng limoni
Përgatitja
1
Meret lakra dhe i hiqen gjethet e jashtme, lahet mirë dhe futet të zijë në avull për 10 minuta (në këtë mënyrë do hiqen gjethet kollaj dhe nuk marin shumë ujë si në zierje), hiqet kërcelli I trashë në mes ose shtypet që kur ta mbledhim mos të krijojë problem. Gjethet e vogla në mes përdoren për mubushjen.
2
Përgatitet mbushja: Grihet qepa dhe karrota dhe kaurdisen me 5 lugë vaj ulliri. Pasi të ketë marë ngjyrë hidhet lakra e grirë dhe vazhdon kaurdisja gjer sa perimet të marin ngjyrë arre më pas shtohet mishi I grirë, kaurdiset akoma gjer sa mishi të zbardhet dhe I hidhet 2 gota ujë të nxehtë, rregullohet me kripë, piper dhe lihet për 20 minuta me zjarr të ulët, i shtohet orizi dhe e tërë mbushja, lihet të zihet për 10 minuta. Meret një tavë balte dhe lyhet me pak vaj.
3
Përgatitet japraku duke mbushur gjethen me kimë, mblidhet dhe shtrydhet fort, lëngu që lëshojnë gjatë shtrydhjes i hidhet gjithmonë sipër kokrrave të japrakut, rrjeshtohen në tavë duke i ngjeshur mirë, vendosen edhe gjethet e dafinës për sipër dhe spërkaten me lëng limoni, I vihet një pjatë sipër që të mos lëvizin gjatë zierjes, mbyllet me kapak ose letër alumini dhe gatuhet në furrë për një orë. Hiqet letra dhe pjata dhe e lemë të mari pak ngjyrë sipër.