Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
pizza

Pizza ( Receta gatimi nga Daniela Pepa )

Pizza. Receta gatimit është dërguar nga Daniela Pepa 26 prill 2016. Foto © Daniela Pepa

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Daniela Pepa klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për pica klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim pica duke ndjekur udhëzimet në vijim

484 shikime

pizza

Përbërësit

1 kg miell,

3 gota me ujë të vakët

maja buke

Përgatitja

1

Në një tas të madh fusim afërsisht 1 kg miell, në një tas tjetër 3 gota me ujë të vakët dhe maja buke ( qe vjen”fryhet” brumi )

2

I përziejm, e bëjmë brumë jo të butë, gati të fortë sa mos ngjisi më nëpër duar dhe e lemë në tas brumin që të fryhet për gati 1 orë e 30 minuta.

3

Pastaj e marim pjesë-pjesë dhe e shtrojmë nëpër tepsi ku më parë i kemi lyer me vaj.

4

Për ti lyer sipër përgatisim në një tas të vogël salcë ( me shishe ) ku në të hedhim kripë, piper dhe rigon.

5

I lyejm sipër me një furçë kuzhine ose e përhapim me lugë dhe shtrojmë sipas dëshirës tonë, sallam, djath pice, speca, brokoli ( me këto përbërës i bëra unë ) ose çfarë t’ju pëlqej ju. Më pas i pjekim me 200 gradë C. Ju bëftë mirë

Daniela Pepa ka dërguar në KuzhinaIme.al 25 receta gatimi, kryesisht me fotot origjinale të gatimeve të saj, por edhe disa me foto të huazuara. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Daniela Pepa.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
Këtë e pëlqejnë %d blogues: