Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Pulë e marinuar me perime dhe pilaf ( Receta gatimi nga Yllka Papa )
Pulë e marinuar me perime dhe pilaf. Receta gatimit është dërguar nga Yllka Papa 21 qershor 2015. Fotot © Yllka Papa.
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Yllka Papa klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me mish pule klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim pulë të marinuar me perime dhe pilaf duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
gjokse pule
vaj ulliri
lëng dhe lëkura limoni
2 thelpi hudhër
kripë, piper, majdanoz
Për pilafin:
3 filxhana çaji me lëng pule
1 filxhan e gjysëm me oriz
Përgatitja
1
Gjokset e pulës i marinojmë me vaj ulliri, lëng dhe lëkurë limoni, 2 thelpinj hudhra, kripë, piper dhe majdanoz, i lemë për rreth 2 orë,
2
pastaj i presim copa copa, gjithashtu edhe perimet që do të perdorni i presim në copa, (unë kam përdorur speca dhe qepë të kuqe).
3
Marrim shkopat dhe shkojmë një copë pule, një copë qepe, një copë spec, derisa të mbushet shkopi.
4
I vendosim në grillë, i rrotullojmë herë pas here derisa të piqen. Përgatisim pilafin me lëng pule, 3 filxhana lëng pule dhe 1 filxhan e gjysëm me oriz