Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Makarona me pule dhe brokoli ( Receta gatimi nga Yllka Papa )
Makarona me pule dhe brokoli. Receta gatimit është dërguar nga Yllka Papa 29 qershor 2015. Foto © Yllka Papa
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Yllka Papa klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për makarona klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim makarona me mish pule dhe brokoli duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
500 gr makarona,
3 copa pule,
një tufe e vogël me brokoli,
2 thelpinj hudhra,
100 gr gjalp,
1 filxhan çaji me pana,
kripë, piper.
Përgatitja
1
Pulën dhe brokolin i ziejmë ( sigurisht veç e veç ), ndërkohë që ziejmë makaronat në një tigan hedhim gjalpin, pulën e zier dhe të prerë në copa, brokolin, hudhrat të grira në rende, kripë, piper,
2
i lemë për 4-5 minuta, pastaj i shtojmë pana, e lemë edhe 1 minutë dhe e heqim, këtë ja shtojme makaronave sipër