Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
biskota ne forme margarite

Biskota në formë margarite ( Receta gatimi nga Saimira )

Biskota në formë margarite. Receta e gatimit për biskota në formë margarite është dërguar nga Saimira 2 qershor 2015. Foto © Saimira

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Saimira klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për biskota klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim biskota në formë margarite duke ndjekur udhëzimet në vijim

1244 shikime

biskota ne forme margarite

Përbërësit

500 gr miell i zakonshëm

250 gr margarinë

1 filxhan çaji sheqer (rreth 150 gr sheqer)

1 lugë të vogël liker

1 kokër vezë

1 lugë të vogël pluhur për pjekje (bakin powder, peciv, levito)

2 bustina vanilje

kakao për njërin pjesë të brumit

lëng luleshtreydhe për pjesën e dytë të brumit

njërën pjesë të brumit e lemë të bardhë siç është

Përgatitja

1

Rahim margarinën me sheqerin derisa të tretet sheqeri. Shtojmë vezën, likerin, vaniljet, pluhurin për pjekje dhe së fundmi miellin.

2

E punojmë mirë e mirë, më pas ndajmë brumin në tre pjesë, një pjesë të brumit e bëjmë me kakao një me lëng luleshtrydhe (ose çdo lloj shurupi të ëmbël që ka ngjyrë të theksuar), më së fundi njërin brumë e lemë të bardhë.

3

Shtrojmë në tepsi letër furre, marim nga llojet e brumit dhe bëjmë lule margarita.

4

Topthat nuk duhen bërë më të mëdha se një kokërr bajame. I pjekim në 170 gradë celcius për 17 minuta.

Kategoritë

Saimira ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 200 receta gatimi, kryesisht me fotot origjinale të gatimeve të saj, por edhe disa me foto të huazuara. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Saimira.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: