Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
Kulaçka - Sona Feimi - KuzhinaIme.al

Kulaçka ( Receta gatimi nga Sona Feimi )

Kulaçka. Receta gatimit është dërguar nga Sona Feimi 23 janar 2013. Foto © Sona Feimi.

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Sona Feimi klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për panine klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim kulaçka duke ndjekur udhëzimet në vijim

2247 shikime
Kulaçka - Sona Feimi - KuzhinaIme.al

Përbërësit

3 filxhanë çaji me miell
1 filxhan çaji me djathë dhie të thërmuar
200 gr kos
1 filxhan kafeje me vaj ulliri
1 vezë
1 lugë kafeje me sodë
1 majë luge me kripë

Përgatitja

1
Në një enë hedhim miellin, kripën, sodën, kosin, të verdhën e vezës, i përziejmë të gjitha bashkë, shtojmë edhe vajin e ullirit dhe djathin e thërmuar, i përziejmë të gjitha bashkë duke krijuar një top të madh.
2
Ngrohim paraprakisht furrën në 200 grad.
3
Marrim një tavë dhe vendosim një letër kuzhine, nga brumi që përgatitëm më parë bëjmë topa të vegjël dhe i vendosim në tavë.
4
Marim të bardhën e vezës dhe i lyejmë kulaçkat nga lart dhe më pas i pjekim.

Sona Feimi ka dërguar në KuzhinaIme.al rreth 10 receta gatimi me foto origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjithë recetat e gatimit nga Sona Feimi.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: