Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Reçel me karrota ( Receta gatimi nga Saimira )
Reçel me karrota. Receta e gatimit për reçel me karrota është dërguar nga Saimira 2 nëntor 2013. Foto © Saimira
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Saimira klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për reçel klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim reçel me karrota duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
1 kg karrota të pastruara
1 kg sheqer
1 litër ujë
2 bustina (paketime të vogla) me vanilje
10-15 kokra karafilka
150 – 200 gr bajame të pastruara nga lëkura
1 limon
Përgatitja
1
Presim bajamet me dy ose ne tre pjesë, marim karrotat dhe i pastrojmë mirë, i lajmë me ujë të bollshëm. Grijmë karrotat në rende, i vendosim në një tenxhere të madhe, mbushim me ujë deri në mes, shtojmë karrotat e grira, i lemë të zjejn 12 minuta. I kullojmë ujin që i ziem, (duhet ti kulloni shumë mirë mos mbeten lëngje).
2
Përgatitim shërbetin: Në një tenxhere shtojmë sheqerin, ujin, vaniljet, karafilkat, i lemë të ziejn mbas 25 minutave shtojmë lëngun e limonit, 10 minuta më vonë shtojmë edhe karrotat. I lemë të zjejn 15 minuta akoma, shtojmë edhe bajamet për 2-3 minuta akoma. Mbyllim zjarin dhe lemë reçelin (glikonë) të ftohet.