Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Supë peshku ( Receta gatimi nga Saimira )
Supë peshku. Receta e gatimit për supë peshku është dërguar nga Saimira 10 nëntor 2013. Fotot © Saimira
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Saimira klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për supë peshku klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim supë peshku duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
1 kg peshk ( unë përdora peshk bakalao )
1 qepë
6 karrota
6 patate
1 tufe me selino
Oriz ose trahana
Lëng limoni
Kripë, piper
Përgatitja
1
Lajmë dhe pastrojmë perimet dhe i vendosim me ujë të zjejn, shtojmë kripë, piper, sapo të zbuten plotësisht i heqim me një lugë mënjanë nga lëngu, në të njëjtin lëng ziejm peshkun për 7 minuta ( sa të zbutet ).
2
Heqim edhe peshqit në një pjatë, ju pastrojmë halat, lëngun e kullojmë me një kullojse me vrima të vogla qe mos të na mbeten hala
3
Shtojmë në lëng një filxhan kafeje me oriz ose trahana dhe e lemë të ziej avash, marim mikserin, shtojmë gjysmat e perimeve, i grijmë deri sa të bëhen qull dhe një pjesë të peshkut në mikser
4
Hedhim masën e mikserit në tenxhere, shtojmë edhe gjysmat e perimeve në tenxhere, lëng limoni mbas dëshirës dhe kemi gati një supë të shijshme dhe të shëndetshme