Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Biskota me shërbet ( Receta gatimi nga Saimira )
Biskota me shërbet. Receta e gatimit për biskota me shërbet është dërguar nga Saimira 5 shkurt 2014. Foto © Saimira
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Saimira klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për biskota klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim biskota me shërbet duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
1 vezë
400 gr miell
1 gotë me kos
100 miell kokosi
2 vanilje
100 gr gjalp
1 lugë kafeje baking powder
Shërbeti:
800 gr sheqer
pak limon dhe kanellë
Përgatitja
1
Punojmë të gjitha bashkë mirë e mirë sa të na bëhet brumi një, mos na ngjitet në enën e brumit.
2
Ndajmë brumin në dy pjesë, e hapim një petë, presim me gotë 5 e nga 5 rrumbullake, vendosim të 5 rrathët njëra mbi tjetrën, i presim në mes dhe i hapim të dalë si trëndafil.
3
Kështu me rradhë deri sa të mbarohet brumi. I pjekim në 170 gradë C deri sa të skuqen.
4
Përgatisim shërbetin: I zjejm 7 minuta, sapo të vaket ja hedhim biskotave sipër.