Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Tortë me krem portokalli ( Receta gatimi nga Saimira )
Tortë me krem portokalli. Receta e gatimit për tortë me krem portokalli është dërguar nga Saimira 9 tetor 2013. Foto e huazuar sa per ilustrim
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Saimira klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim tortë me krem portokalli duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
1 e 1/2 paketa me biskota ( biskota katrore )
3 e 1/2 filxhanë çaji qumësht i freskët
3 e 1/2 filxhanë çaji me portokallatë ( pije me gasz,si fanta, melina etj… mund të përdorni edhe lëng portokalli por gjysëm ujë dhe gjysëm lëng portokalli )
6 lugë supe me sheqer
250 gr bajame të pastruara dhe të pjekura e të grira
pak konjak ose liker mbas dëshirës për të zbutur pak biskotat
Përgatitja
1
Në një tenxhere vendosim qumështin, një pako me puding, sheqer dhe pak vanilje, e trazojmë deri sa të na trashet kremi. Në zjarr të avashët që mos të na ngjitet.
2
Në një tenxhere tjetër vendosim portokallatën, sheqer, pudingun, i trazojmë deri sa të behet krem.
3
Në një tepsi “pireks ” shtrojmë kremin e portokallit, sipër një shtresë me bajame, më pas një shtresë me biskota që i kemi mbytur në konjak ose liker ( Nëse nuk ju pëlqejnë thjesht mund ti mbytni në shërbet me aromë vanilje ).
4
Në vazhdim shtrojmë një shtresë me kremin e qumështit, prapë shtresë me biskota, bajame, kremin e qumështit, shtrojmë prapë biskota dhe e mbyllim me një shtresë krem portokalli. Në sipërfaqe shtypni biskota dhe bajame dhe zbukurojeni.