Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
Revani me portokall

Revani me portokall ( Receta gatimi nga Daniela Pepa )

Revani me portokall, një ëmbëlsirë e thjeshtë dhe shumë e shijshme. Receta gatimit për revani me portokall është dërguar nga Daniela Pepa 11 dhjetor 2012. Foto © Daniela Pepa

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Daniela Pepa klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për revani klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim  revani me portokall duke ndjekur udhëzimet në vijim

1621 shikime

Revani me portokall

Përbërësit

10 vezë

10 lugë gjelle me sheqer

10 lugë gjelle me miell

1 gotë uji me portokall të shtrydhur

pak lëkurë portokalli e grirë

3-4 lugë gjalp i shkrirë

1 lugë kafeje me sodë buke

Për shërbetin:

750 gr sheqer

800 ml ujë

1 lugë kafeje me kanellë pluhur

Përgatitja

1

Marim një tas të thellë dhe thyejmë vezët, i përziejmë fort, më pas hedhim sheqerin dhe i përziejmë sëbashku me vezët, fort që të shkrihet sheqeri, më pas hedhim lëngun e portokallit dhe lëkurën e grirë, i përziejmë sëbashku, pastaj hedhim sodën dhe gjalpin dhe në fund hedhim miellin, i përziejmë sëbashku të gjitha masat, mirë e mirë derisa masa të jetë e butë.

2

E lyejmë tepsinë me gjalp dhe hedhim brumin e përgatitur, e pjekim me temperaturë të ulët me 140 gradë dhe kur të piqet e nxjerrim dhe kur të ftohet pak hedhim shërbetin që kemi bërë.

3

Në fund kur ta servirni mund të grini pak lëkurë portokalli sipër nëse dëshironi. Embëlsira është gati. Ju bëftë mirë

Daniela Pepa ka dërguar në KuzhinaIme.al 25 receta gatimi, kryesisht me fotot origjinale të gatimeve të saj, por edhe disa me foto të huazuara. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Daniela Pepa.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: