Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Makarona ( Spageti ) sipas mënyrës time ( Receta gatimi nga Daniela Pepa )
Makarona ( Spageti ) sipas mënyrës time. Receta gatimit është dërguar nga Daniela Pepa 18 dhjetor 2012. Foto © Daniela Pepa
Për të shfletuar recetat e gatimit nga Daniela Pepa klikoni këtu
Për të tjera receta gatimi për makarona klikoni këtu
Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim makarona duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
500 gr makarona spageti
500 gr mish i grirë
4 karrota
2 kunguj
2 qepë
2 domate të grira në rende ( ose salcë domateje 1 gotë )
vaj ulliri
kripë,piper dhe pak rigon
Përgatitja
1
Në një tenxhere hedhim kripën dhe vejmë të ziejn spagetit. Në një tigan vejmë qepën e grirë hollë të skuqet, grijmë në rende karrotat dhe kungujt dhe bashkë me qepën hedhim kungujt e grirë dhe më pas karrotat, i kaurdisim mirë e mirë së bashku, pastaj do hedhim mishin e grirë dhe i përziejm sëbashku,
2
më vonë hedhim edhe domatet e grira, kripën, piperin dhe pak rigonin, i përziejme së bashku mirë, ju hedhim edhe 1 gotë uji të madhe që të ziej mirë mishi i grirë dhe në fund e hedhim sipër spagetit ose e përzijm me të dhe sipër një copë djath të bardhë dhe ju bëftë mirë