Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Makarona ( Spageti ) me fileto pule dhe perime ( Receta gatimi nga Natasha Velia )
Makarona ( Spageti ) me fileto pule dhe perime. Receta gatimit është dërguar nga Natasha Velia 22 korrik 2016. Foto © Natasha Velia
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Natasha Velia klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për makarona klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim makarona ( Spageti ) me fileto pule dhe perime duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
1 pako makarona
300 gr fileto pule
200 gr dömate të vogla
200 gr speca të kuqe e jeshile
150 gr kunguj
100 gr gjalp
kripë, piper dhe borzilok.
Përgatitja
1
Vemë makaronat të ziejn. Në një tigan hedhim vaj, gjalp dhe një thelb hudhër pastaj hedhim filetot e prera në kubik dhe i kaurdisim pak, hedhim specat, kungujt e domatet të prera në mes, i kaurdisim, i hedhim kripë, piper dhe e shuajm me një filxhan kafeje uthull molle, e lemë pak sa të avullojë,
2
pastaj hedhim pak ujë nga i makaronave, hedhim borzilok dhe e lemë të ziej deri sa të lidhet masa. Në fund hedhim makaronat, i përziejm dhe i shërbejmë. Sipas dëshirës mbi të hedhim djath. Kjo recetë është e përgatitur nga unë me perimet e baçes