Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
petulla me erza

Petulla me erza ( Receta gatimi nga Natasha Velia )

Petulla me erza është një recetë gatimi karakteristike Përmetare. Kjo është një nga 20 + recetat e gatimit për petulla dërguar në Kuzhina Ime.

Petulla me erza

3084 shikime
petulla me erza

Përbërësit

500gr miell
një tufë dhjosmë
një tufë mandjanoz
një tufë të vogël me lëpietë ose spinaq
një tufë qepë të njoma vetëm gjethet
kripë, piper dhe një maj luge maja ose sodë

Përgatitja

1
Marim miellin në një tas të thellë, hedhim kripën, piperin dhe majanë të tretur në ujë të ngrohtë. Zemë brunin me ujë të ngrohtë pak më të hollë se i petullave.
2
Grijmë të gjithë përbërësit hollë dhe i hedhim në brumin e zënë, i trazojmë mirë dhe e lemë brumin të vijë. Kur ka ardhur brumi, vemë tiganin në zjarr me vaj dhe fillojmë skuqim petullat.
3
Petullat i shoqërojmë me kos të përgatitur me hurdhra, mund ti hedhim brenda në kos ose i hamë duke i shoqëruar me kos.

Receta e gatimit për petulla me erza është dërguar nga Natasha Velia 22 gusht 2016. Foto © Natasha Velia

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Natasha Velia klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për petulla klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Natasha Velia ka dërguar në KuzhinaIme.al 40 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj, kryesisht gatime tradicionale Përmetare. Natasha ka edhe restorantin e saj në Përmet. "Restorant Velia". Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Natasha Velia.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: