Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
pastico me qumesht

Pastiço me qumësht ( Receta gatimi nga Bukurie Nexhipi )

Pastiço me qumësht. Receta e gatimit për pastiço me qumësht është dërguar nga Bukurie Nexhipi 31 janar 2014. Foto © Bukurie Nexhipi

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për pastiçe klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim pastiço me qumësht duke ndjekur udhëzimet në vijim

7495 shikime

pastico me qumesht

Përbërësit

400 gr makarona për pastiço

500 ml qumësht

5 vezë

100 gr gjalp

kripë

Për beshamelin:

2 lugë miell

1 të verdhë veze

2 gota qumësht pana (ai është edhe për ëmbëlsira)

pak kripë, pak gjalp

2 lugë gjelle me djathë të shkrirë Guda (Në mungesë mund të hidhni sipër pastiëos djath të grirë (Guda)

Përgatitja

1

I ziejmë makaronat përgjysëm dhe i hedhim në tavë të lyer me gjalp. Vezët i rrahim, i bashkojmë me qumështin, gjalp dhe kripë, e hedhim sipër makaronave.

2

Përgatisim beshamelin: Në një enë hedhim një lugë gjalp, kur të jetë nxehur hedhim miellin, sa fillon të zverdhet jo të skuqet hedhim qumështin pana, pak kripë dhe e lemë të ziej në zjarr të ulët pasi masa është trashur e lemë pak minuta dhe hedhim të verdhën e vezës dhe 2 lugë djathë të shkrirë (Guda).

3

E hapim masën sipër pastiços. E pjekim në 200 C deri sa e shohim që është gati. Ju bëftë mirë.

Bukurie Nexhipi ka dërguar në KuzhinaIme.al 69 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: