Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Çomlek me mish viçi shoqëruar me pilaf ( Receta gatimi nga Bukurie Nexhipi )
Çomlek me mish viçi shoqëruar me pilaf. Receta e gatimit për çomlek me mish viçi është dërguar nga Bukurie Nexhipi 20 dhjetor 2013. Foto © Bukurie Nexhipi.
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me mish viçi klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim çomlek me mish viçi duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
Përbërësit për çomlekun:
700 gr mish viçi
3-4 kokra qepë të mëdha
2 lugë salcë
kripë
piper
1 spec djegës
2 gjethe dafinë
2 lugë gjelle me uthull
Për pilafin:
50 gr gjalp
1 gotë uji me oriz
2 gota me ujë
50 gr bizele
1 karrotë
Përgatitja
1
Përgatitja e çomlekut:
Qepën e grijmë në copa jo shumë të vogla. Në tenxhere hedhim vaj dhe e lemë të nxehet, hedhim qepën e skuqim sa të zverdhet. Qepën e heqim nga tenxherja dhe në vajin e mbetur nga qepa hedhim mishin, e lemë sa skuqet në të gjitha anët, hedhim salcën, kripë, piper, dafinë dhe 2 gota ujë, e mbyllim në tenxhere presioni për 20 minuta. Pasi ka zier hedhim qepën dhe e lemë 10 minuta në zjarr të ulët nese do pak ujë mund ti hedhim pak nga pak gjella duhet të ngelet në ynyrë. Pasi ka përfunduar i hedhim 2 lugë uthull të kuqe.

2
Përgatitja e pilafit:
Orizin e hedhim në tavë me 50 gr gjalp, e lemë të zverdhet pak, karrotën e presim në copa të vogla. Pasi është zverdhur orizi hedhim bizele, karrota, kripë, piper, ujë dhe e lemë në 200 gradë gjer sa të jetë gati.