Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Petulla të fshira Kolonje ( Receta gatimi nga Luljeta Rrapo Milo )
Petulla të fshira Kolonje është një gatim tradicional i Shqipërisë së mesme dhe të jugut. Me pak përbërës, shumë të thjeshta, shumë të shijshme.
Petulla të fshira Kolonje
Përbërësit
miell,
kripë,
ujë,
gjizë,
hudhra,
gjalpë
Përgatitja
1
Meret mielli, i shtohet pak kripë dhe e trazojmë me tel duke i hedhur ujë që të bëhet një masë solide e hollë.
2
Pra brumi duhet të bëhet njësoj si përgatiten krepat. E hedhim në tigan nëpërmjet një garuzhdeje dhe pasi i nxjerim nga tigani i lemë mënjane. Në këtë mënyrë bëjmë 8-10 copë.
3
Në një tepsi të vogël, në masën e petullicës vendosim një petë, hedhim hudhra dhe gjizë të përziera së bashku.
4
Shtojmë petët njëra mbi tjetrën duke i hedhur hudhra dhe gjizë si dhe e spërkatim me gjalp pas çdo shtimi të petës.
5
Në fund rrahim kos me pak kripë dhe ua hedhim sipër, e pjekim në furrë në temperaturën 150 gradë celsius për 15 minuta. Pasi mer ngjyrën e kuqerremtë e nxjerim nga furra dhe e presim në formë trekëndëshe (si picë). Serviret e ngrohtë e shoqëruar me një gotë dhallë. Ju bëftë mirë
Receta e gatimit për petulla të fshira Kolonje është dërguar nga Luljeta Rrapo Milo 27 shtator 2013. Foto © Luljeta Rrapo Milo