Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Pulë e mbushur ( Receta gatimi nga Saimira )
Pulë e mbushur. Receta e gatimit për pulë të mbushur është dërguar nga Saimira 4 tetor 2013. Foto © Saimira.
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Saimira klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për mish pule klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim pulë të mbushur duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
Për mbushjen:
100 gr bekon (mish i tymosur)
200 gr kërpudha
100 gr kaçakavall
100 gr parmezana. (lloj djathi)
1 qepë e freskët
1/2 filxhan caji oria
Për të marinuar pulën:
kripë, piper të zi, hudhër, mustardë, pak gjalp, pak vaj, lëng portokalli.
Përgatitja
1
Lajmë pulën mirë. Marinojmë pulën që në darkë me përbërësit që kemi shkruar më lart. Lyejme në fund pulën nga sipër me gjalp që gjatë pjekjes të marë ngjyrë të bukur.
2
Mbushjen: Ziejm orizin me pak ujë për 5 minuta. Marim një tigan, shtojmë pak vaj, qepën, kërpudhat, becon (është lloj sallami si pancetë e prerë hollë) i skuqim për pak. Shtojmë edhe orizin e zier më parë të kulluar. I lemë të ftohen.
3
Mbushim pulën që nga qafa te pjesa e poshteme, mbylleni me kruajtëse dhëmbësh ose me pak spango.
4
E vendosim pulën në gastër “tenxhere furre me kapak”ose në tepsi të mbuluar me letër alumini. Çdo 15-20 minuta e lyejem me lëngun e portokallit. Pjekja varet nga nxehtësia e furrës tuaj. Shikoni kur pula të jetë skuqur në të gjitha anët është gati.