Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
Pule me patate ne tave balte

Pulë me patate në tavë balte ( Receta gatimi nga Bukurie Nexhipi )

Pulë me patate në tavë balte. Receta e gatimit për pulë me patate në tavë balte është dërguar nga Bukurie Nexhipi 17 tetor 2015. Fotot © Bukurie Nexhipi

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi me mish pule klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim pulë me patate në tavë balte duke ndjekur udhëzimet në vijim

5580 shikime

Pule me patate ne tave balte

Përbërësit

1 pulë

3-4 patate

1 karrotë

1 qepë

6-7 domate qershi

5 kokrra ullinj

1 lugë gjelle mustardë (Senf)

1 lugë gjelle piper të kuq

lëngun e 1 limoni

100 ml vaj ulliri

kripë, piper, rigon

3 thelpi hudhër

100 ml verë të bardhë për kuzhinë

Përgatitja

1

Pulën e lajmë, e thajmë me letër kuzhine. Në një vazo me kapak hedhim 50 ml vaj ulliri, piper të kuq, të zi, kripë, mustardë, dhe lëngun e limonit, i përziejm, bëhet një masë kremi dhe marinojmë pulën mirë nga të gjitha anët dhe brenda, e lemë për 30 minuta.

2

Ndërkohë oresim perimet në copa të mëdha dhe ju hedhim kripë, piper, pak rigon dhe vaj, i përziejm dhe këto mirë dhe i vendosim në tavë, sipër vendosim pulën, e mbyllim tavën me kapak dhe e vendosim në 220 gradë C në sobë të para nxehur.

3

E lemë për 1 orë e 30 minuta e heqim kapakun, hedhim verën dhe e lemë edhe për 20 minuta por e çojmë temperaturën e sobës në 150 gradë C sa të mari skuqje pula.

Bukurie Nexhipi ka dërguar në KuzhinaIme.al 69 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: