Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Byrek me djath dhe vezë ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )
Byrek me djath dhe vezë. Receta e gatimit për byrek me djath dhe vezë është dërguar nga Ervina Saliu 12 janar 2014. Fotot © Ervina Saliu
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për byrek klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim byrek me djath dhe vezë duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
2 gota miell,
4 lugë vaj,
ujë sa të mari.
Për mbushjen:
400 gr djath të bardhë,
2 vezë,
2 lugë vaj,
majdanoz,
piper.
Përgatitja
1
Në një tas hedhim miellin dhe vajin dhe e përziejm mirë sa të bëhet si rërë, më pas shtojmë ujin pak nga pak duke punuar brumin, është gati kur nuk ngjit më nëpër duar.
2
E marim e ndajmë në 10-15 topa të vegjël, marim njërin top dhe e hapim në një petë të hollë, lart i hedhim nga masa që i kemi përzier të gjitha në një tas, peta duhet të jetë e lyer mirë nga të gjitha anët, e mbledhim në rolo e më pas i japim formën që duam,
3
e vendosim në tavë të lyer me yndyrë dhe kështu veprojmë me të gjitha. Nga lart e spërkasim me pak ujë, i hedhim edhe pak vaj dhe e pjekim në 220 gradë për 20-25 minuta. Ju bëftë mirë