Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Bakllava ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )
Bakllava. Receta e gatimit për bakllava është dërguar nga Ervina Saliu 14 tetor 2013. Fotot © Ervina Saliu
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për bakllava klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim bakllava duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
500 gr arra
300 gr gjalp
1 pako peta
2 lugë sheqer
2 lugë kanellë
Për shërbetin:
700 gr sheqer
5 gota ujë
lëngun e gjysën limoni
Përgatitja
1
Vemë në tas arrat e grira, kanellën dhe sheqerin dhe i përziejm, shkrijmë edhe gjalpin.
2
Marim tepsinë e lyejm me gjalp dhe fillojmë shtrimin e petëve duke i lyer çdo njërën mirë me gjalp, në petën e gjashtë hedhim gjysmat e arrave, fillojmë prapë shtrimin e petëve duke i lyer vazhdimisht me gjalp, shtrojmë edhe arrat e mbetura dhe vendosim petat e fundit.
3
Presim bakllavanë në copa dhe i hedhim gjalpin e mbetur nga lart. E pjekim në temperaturë të ulët në 120 gradë rreth 2 orë. Kur të jetë gati, e heqim, e lemë të ftohet pak dhe i hedhim shërbetin e ftohtë.
4
Shërbetin e vemë të ziej, nga momenti që mer valë e lemë 10 minuta, në fund i hedhim lëngun e limonit dhe e lemë të ftohet. Ju bëftë mirë