Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Marmalatë kumbulle ( Receta gatimi nga Ela Rexhamti )
Marmalatë kumbulle. Receta gatimit është dërguar nga Ela Rexhamti 15 gusht 2013. Foto © Ela Rexhmati
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Ela Rexhmati klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për marmalatë klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si te pergatisim marmalatë kumbulle duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
2 kg kumbulla,
1 kg sheqer,
1 lugë kafeje kanellë,
1 kokërr molle.
Përgatitja
1
Lajmë kumbullat, i heqim bërthamën, i ndajmë në 4 dhe i vendosim në tenxhere të thellë, shtojmë mollën e prerë në copa të vogla dhe sheqerin duke i përzier shumë mirë.
2
I vendosim kapakun dhe i vemë të ziejn në zjarr shumë të ulët duke i përzier herë pas here me lugë druri derisa kumbullat të zbuten plotësisht. Gati 1 orë apo 1 orë e gjysmë.
3
Nga fundi i shtojmë edhe kanellën, i jep një aromë shumë të mirë.