Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Krepa me çokollatë dhe banane ( Receta gatimi nga Ela Rexhmati )
Krepa me çokollatë dhe banane. Receta gatimit është dërguar nga Ela Rexhmati 19 gusht 2013. Foto © Ela Rexhmati
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Ela Rexhmati klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për krepa klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si te pergatisim krepa me çokollatë dhe banane duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
1/3 filxhan çaji ujë,
1 filxhan çaji qumësht,
2 vezë,
1 lugë kafeje me kripë,
1 lugë kafeje me sheqer,
1 filxhan çaji me miell.
pak vanilje
Për mbushje:
350 gr çokollatë gatimi,
1 dhe 1/2 filxhan çaji pana dhe 1 banane
Përgatitja
1
Të gjithë përbërësit e krepave i hedhim në një tas të thellë, i përzijmë mirë e mirë me tel kuzhine dhe e lemë në frigorifer për 1 orë, më pas marim tiganin dhe e lyejmë me vaj, shumë pak vaj dhe hedhim një garuzhde nga brumi dhe e hapim mirë, e skuqim në të dyja anët, kështu veprojmë deri kur të mbarojmë brumin.
Përgatisim mbushjen:
Shkrijmë çokollatën bashkë me 2 lugë gjelle gjalp, sapo të shkrihet e heqim dhe i hedhim panën, e përzijmë dhe lyejmë krepat të gjitha, grijmë edhe bananen dhe i mbledhim në formë krepash. Ju bëftë mirë
2
Përgatisim mbushjen:
Shkrijmë çokollatën bashkë me 2 lugë gjelle gjalp, sapo të shkrihet e heqim dhe i hedhim panën, e përzijmë dhe lyejmë krepat të gjitha, grijmë edhe bananen dhe i mbledhim në formë krepash. Ju bëftë mirë