Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
komposto

Komposto pjeshke ( Receta gatimi nga Leonora Kodra )

Receta gatimit është dërguar nga Leonora Kodra 30 maj 2015. Foto © Leonora Kodra.

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Leonora Kodra klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për komposto klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim komposto pjeshke duke ndjekur udhëzimet në vijim

716 shikime
komposto

Përbërësit

Përbëresit për dy kavanoza nga 500ml ( ose një kavanoz 1l )

1 kg pjeshkë të verdha dhe të pjekura mirë
1l ujë
400 gr sheqer
lëngun e 2 limonave

Përgatitja

1
Pjeshkët nën ujë të rrjedhshëm, i qërojmë, i ndajmë në dy pjesë duke i hequr bërthamën, i kalojmë në lëngun e limonit dhe i vendosim në kavanozat e sterilizuar.
2
Ndërkohë prëgatisim shurupin duke zierë për 10-15 minuta ujin me sheqerin derisa ky i fundit të ketë shkrirë plotësisht. Kur të jetë gati, e hedhim mbi pjeshkët në kavanoza duke lënë 3-4cm hapesirë nga kapaku, i tundim pakëz kavanozat në mënyrë që të eleminohen flluskat e ajrit, i mbyllim në mënyrë hermetike dhe i kthejmë permbysë mbi një platformë druri derisa të ftohen plotësisht.
3
Pasi kavanozat janë ftohur, i mbështjellim me një pecetë kuzhine (në mënyrë qv gjatë zierjes mos të thyhen duke u takuar me njëri tjetrin) dhe i ziejmë për 30-45 minuta brenda një tenxhere me ujë duke patur kujdes që kavanozat të jenë zhytur plotësisht në ujë.Fikim zjarrin dhe i lëmë të ftohen në tenxhere. Më pas i nxjerrim nga uji, i thajmë, i vendosim një etiketë dhe i vemë në një vend të errët, por të freskët. Komposto me pjeshkë duhet konsumuar një muaj pas pregatitjes duke e ruajtur më pas në frigorifer. Ju beftë mirë

Leonora Kodra ka dërguar në KuzhinaIme.al 6 receta gatimi me foto origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Leonora Kodra.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: