Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Speca gogozhare ( Receta gatimi nga Ela Rexhmati )
Speca gogozhare është një gatim popullor Shqiptar i stinës së vjeshtes. Speca gogozhare është një nga gatimet tradicionale shqiptare ideale për të shoqëruar gatimet e thjeshta dimërore si një pjatë me fasule apo edhe për të shërbyer si meze shoqëruese në pjata të tjera. Kjo është një nga 10 + recetat e gatimit për turshi dhe gogozhare dërguar në KuzhinaIme.al.
Speca gogozhare
Përbërësit
2 kg speca të kuq,
2 filxhan kafeje me uthull,
12 thelpinj hudhra,
2 gota ujë,
2 filxhan kafeje me vaj,
2 lugë kafeje me kripë,
1 tufë majdanoz,
piper i zi kokërr.
Përgatitja
1
I lajmë specat, i pastrojmë nga farat dhe i shtrojmë gjysmat në tenxhere (tenxherja duhet të jete e thellë) i hedhim uthullën, 6 thelpinj hudhër, ujin, gjysmat e piperit, gjysmën e majdanozit, dhe 1 lugë kafeje me kripë.
2
Shtrojmë edhe gjysmat e tjera të specave dhe i hedhim edhe 6 thelpinjt e hudhrave, 1 lugë kafeje me kripë, piperin që na ngeli, majdanozin, i vendosim kapakun dhe i vemë te ziejnë në zjarr të ngadaltë deri kur të shterojnë përbërësit e lëngshëm.
3
Specat i bëjmë provë me pirun nëse janë bërë gati. I heqim, i hedhim në një enë, i shtojmë vajin. Ju bëftë mirë
Receta e gatimit për speca gogozhare është dërguar nga Ela Rexhmati 30 gusht 2013. Foto © Ela Rexhmati.