Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
patate me qofte ne furre

Patate me qofte në furrë ( Receta gatimi nga Saimira )

Patate me qofte në furrë. Receta e gatimit për patate me qofte në furrë është dërguar nga Saimira 10 mars 2014. Foto © Saimira.

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Saimira klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi qofte klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim patate me qofte në furrë duke ndjekur udhëzimet në vijim

5201 shikime

patate me qofte ne furre

Përbërësit

1.5 kg patate

1 lugë rigon

1 lugë piper të kuq

1 filxhan vaj

lëngun e 1 limoni.

Për qoftet:

600 gr mish të grirë

1 qepë të madhe

2 thelpinj hudhër

200 gr bukë të zbutur në ujë dhe të kulluar nga uji

kripë, rigon, majdanoz, piper të zi

Përgatitja

1

Presim patatet në rrathë jo shumë të hollë, i shtrojmë në tavë, shtojmë erzat me rradhë dhe 1 gotë e gjysëm me ujë, i përzjejmë mirë e mirë e i futim në furrë.

2

Sapo të shohim që patatja është zbutur përgatitim qoftet. Shtojmë mishin në një enë dhe hedhim brenda të gjithë përbërësit të grirë me rende.

3

E punojmë mirë dhe bëjmë toptha të vegjël. I shtrojmë me radhë mbi tavën me patate dhe i vendosim në furrë. Sapo tava të marë ngjyrë jemi gati për sherbim

Saimira ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 200 receta gatimi, kryesisht me fotot origjinale të gatimeve të saj, por edhe disa me foto të huazuara. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Saimira.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: