Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
tave me mish qingji dhe spinaq

Tavë me mish qengji dhe spinaq ( Receta gatimi nga Bukurie Nexhipi )

Tavë me mish qengji dhe spinaq. Receta e gatimit për tavë me mish qengji është dërguar nga Bukurie Nexhipi 2 dhjetor 2015. Foto © Bukurie Nexhipi

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për mish qengji klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim tavë me mish qengji dhe spinaq duke ndjekur udhëzimet në vijim

5466 shikime

tave me mish qingji dhe spinaq

Përbërësit

mish qengji

500 gr spinaq

500 gr pazi

5-6 qepë të njoma

3 thelpi hudhër

majdanoz dhe koper të freskët

kripë, piper të zi

1 lugë kafeje me piper të kuq

vaj ulliri

Përgatitja

1

Mishin e vendosim për 14-20 minuta të ziejë me kripë, piper, pak vaj dhe 2 gota ujë. Qepët dhe hudhrat i grijmë hollë dhe i skuqim me vaj ulliri gjer sa të fillojnë të zverdhen, hedhim pazin të grirë hollë, e lemë disa minuta,

2

bashkojmë edhe spinaqin, e lemë sa të bjeri masa, bashkojmë edhe erzat të gjitha. Mishin e vendosim në tavë, hedhim edhe masën e spinaqit dhe lëngun që na ka mbetur nga zierja e mishit dhe e vendosim në furrë në 200 gradë C.

3

Si fillim i vendosim 1 letër alumini që gjella të ziej, më pas e largojmë dhe e lemë deri sa të mbetet me yndyrë.

Bukurie Nexhipi ka dërguar në KuzhinaIme.al 69 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: