Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
gurabije speciale

Gurabije speciale ( Receta gatimi nga Saimira )

Gurabije speciale. Receta e gatimit për gurabije speciale është dërguar nga Saimira 28 nëntor 2013. Foto e huazuar sa për ilustrim.

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Saimira klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për gurabije klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim gurabije speciale duke ndjekur udhëzimet në vijim

4381 shikime

gurabije speciale

Përbërësit

750 gr miell

500 gr gjalpe lope

4 të verdha veze

1/2 filxhan konjak

1 pjatë kafeje me sheqer

2 filxhanë çaji bajame të thërmuara ose arra

500 gr sheqer pluhur

2 vanilje

Përgatitja

1

Rrahim gjalpin me sheqerin per 10 minuta. Në një enë pjekim arrat ose bajamet. Në mikser ku rrahëm sheqerin me gjalpin shtojmë të verdhat e vezëve, një nga një, shtojmë konjakun, vazhdojme ti rrahim, shtojmë miellin pak nga pak duke rrahur duke hedhur.

2

Punojmë brumin me duar sa të mos na ngjitet në duar atëherë është gati. Shtojmë edhe arrat ose bajamet. Shtrojmë në tepsi letër furre, ndajmë brrumin në pjesë të vogla, ju japim formën e gjysmës të hënës, i pjekim në 180 gradë C për 25 minuta. Ka të bëjë edhe çfarë trashësie kanë gurabiet.

3

Sitim sheqer pluhurin bashkë me vaniljet, sapo të piqen gurabiet i mbytim ne sheqer pluhur mirë e mirë dhe i vendosim në një pjatelë, sheqerin e mbetur nga mbytja ju a hedhim nga sipër.

Kategoritë

Saimira ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 200 receta gatimi, kryesisht me fotot origjinale të gatimeve të saj, por edhe disa me foto të huazuara. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Saimira.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: