Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
bugace e embel

Bugace e ëmbël ( Receta gatimi nga Saimira )

Bugace e ëmbël. Receta e gatimit për bugace të embël është dërguar nga Saimira 27 mars 2014. Foto © Saimira

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Saimira klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për kek klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim bugace të embël duke ndjekur udhëzimet në vijim

1834 shikime

bugace e embel

Përbërësit

400 gr miell

9 gr maja buke

2 lugë sheqer

1 lugë me gjalp

3 gota me qumësht të vakur

Për mbushjen:

150 gr çokokrem

Përgatitja

1

Sitim miellin, hapim një hapsirë në mes shtojmë gjalpin, sheqerin, majanë dhe qumështin pak nga pak sa të marë brumi.

2

Punojmë brumin mirë e mirë deri sa të mos na ngjitet në duar.

3

E lemë brumin rreth 1 orë të dyfishohet, më pas e ndajmë në dy pjesë të barabarta.

4

Hapim njërën pjesë në një petë jo shumë të madhe, e vendosim në tepsi, shtrojmë çokokremin, hapim edhe petën e dytë, e shtrojmë nga sipër.

5

Me thike e presim në kryq, e presim dhe në trekëndëshat e kryqit dhe njëherë dhe më pas marim dy anët e prera dhe i përdhredhim që të na dalë si yll.

6

E lemë akoma 15 minuta të fryhet dhe e pjekim në 170 gradë C deri sa të piqet. Nese doni brenda në mbushje mund të shtoni edhe arra.

Kategoritë

Saimira ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 200 receta gatimi, kryesisht me fotot origjinale të gatimeve të saj, por edhe disa me foto të huazuara. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Saimira.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: