Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Qofte me spinaq dhe rikota ( Receta gatimi nga Luljeta Gjyzeli )
Qofte me spinaq dhe rikota. Receta gatimit për qofte me spinaq dhe rikota është dërguar nga Luljeta Gjyzeli 2 tetor 2015. Foto © Luljeta Gjyzeli
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Luljeta Gjyzeli klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për qofte klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim qofte me spinaq dhe rikota duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
500 gr spinaq
300 gr rikota (gjizë pa kripë)
100gr koper
2 vezë
kripë
vaj
galetë (bukë e thekur e bluar)
Përgatitja
1
Ziejmë spinaqin 4 minuta, e kullojmë,e shtrydhim dhe e grijmë hollë. Te spinaqi shtojmë rikotën (gjizë pa kripë), koperën të grirë hollë dhe pak kripë.
2
Përziejmë përbërësit mirë, po na u bë masa e ujshme i shtojmë pak nga galeta (bukë e tharë e bluar) sa të na bëhet si brumi i qofteve.
3
U japim formën e rrumbullakët si në foto. Rrahim vezët, lyejmë qoftet një e nga një me vezë dhe pastaj me galetë.
4
I skuqim nga të dyja anët me vaj të nxehtë .Ju bëftë mirë